E shtunë, Korrik 11, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Fatmir Mediu propozon në Asamblenë e OSBE-së amendament në Rezolutën për Ukrainën

Fatmir Mediu propozon në Asamblenë e OSBE-së amendament në Rezolutën për Ukrainën

0
16
Zjarr Televizion Adccccc

Gjatë takimit të Asamblesë parlamentare të OSBE në Brimingham të Anglisë kryetari Partisë Republikane Fatmir Mediu në sesionin plenar në hapje, propozoi një amendament në Rezolutën për Ukrainën, i cili u mbështet nga Senatori Amerikan Roger Wicker dhe Kingresmeni Joe Wilson, dhe u miratua nga Asambleja.

Në fjalën e tij në Komitetin e Politikave dhe Sigurisë Mediu tha se prej kohësh Rusia ka penetruar në Ballkan ushtarakisht, me shërbimet e inteligjencës, media dhe ekonomikisht duke forcuar lidhjet dhe qëllimet e saj politike, duke qënë një kërcënim i madh për stabilitetin she sigurinë e Ballkanit

“Mijëra Ukrainas burra dhe gra kanë humbur jetën dhe po luftojnë për të mbarojtur vensin dhe lirinë e tyre nga agresioni Rus, por njëkohësisht ata po mbrojnë Europën dhe vlerat e saj. Europa me pushtimin Rus të Ukrainës i është kthyer kohëve të saj më të këqia. Qëllimi i Putinit është jo thjeshtë Ukraina por Europa, prej kohësh Rusia ka penetruar në Ballkan ushtarakisht, me shërbimet e inteligjencës, media dhe ekonomikisht duke forcuar lidhjet dhe qëllimet e saj politike, duke qënë një kërcënim i madh për stabilitetin she sigurinë e Ballkanit”, tha Mediu.

Gjithashtu Mediu theksoi se është e rëndësishme të mbahen përgjegjës të gjitha vëndet, veçanërisht Kina që shkel sanksionet ndërkombëtare kundër Rusisë.

Zjarr Tv Ad