Fraksion i dosjes “Meta”, GJKKO shpall vendimin për nënën e Kryemadhit dhe Pirro Xhixhon

Share

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka dhënë vendimin për tre të pandehurit në fraksionin e ndarë të dosjes Meta-Kryemadhi, të cilët u gjykuan me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

Për Fatime Kryemadhin, gjykata caktoi dënimin me 7 vite e 6 muaj burg për veprën “pastrim parash”, i cili, pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, u reduktua në 5 vite. Më pas, dënimi u konvertua në 2 vite shërbim prove.

Për të pandehurën Ema Çoku, GJKKO caktoi 2 vite burg, të reduktuara në 1 vit e 4 muaj pas gjykimit të shkurtuar.

Dënimi u konvertua në 2 vite e 8 muaj shërbim prove. Gjykata vendosi gjithashtu heqjen e masës së sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Ndërsa për Pirro Xhixhon, gjykata vendosi pafajësinë për akuzën e korrupsionit dhe hoqi masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Në të njëjtin vendim, GJKKO rrëzoi kërkesën e SPAK për konfiskimin e vilës në pronësi të Fatime Kryemadhit.

Read more

Local News