E premte, Prill 24, 2026
Ballina Aktualitet Hyn në lokal me pistoletë dhe thikë me vete, kapet një person...

Hyn në lokal me pistoletë dhe thikë me vete, kapet një person në Tiranë

0
41

Një person i cili lëvizte me pistoletë dhe thikë me vete, është vënë në prangat e policisë së Tiranës.

Në kuadër të planit masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë pa leje dhe në sajë të bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, efektivët e policisë nr.3, vunë në pranga 56-vjeçarin S. H., banues në Tiranë.

I dyshuari mbrëmjen e kësaj të hëne, kishte hyrë në një lokal në rrugën “Don Bosko”, por u denoncua nga qytetarët të cilët njoftuar në numrin 112, kur kanë konstatuar se ky person mbante një armë zjarri në brez.

Kështu ndërhyrja e uniformave blu, bëri të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të të dyshuarit.

Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti dhe sekuestroi një pistoletë tip TT me krehër dhe 7 fishekë, një thikë dhe një sasi lekësh.

Po ashtu policia ka ushtruar kontroll edhe në banesën e këtij shtetasi, ku ka gjetur dhe sekuestruar edhe 23 fishekë të tjerë luftarakë.

Në ngarkim të 56-vjeçarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Zjarr Tv Ad