E martë, Gusht 11, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina LAJME Ilir Meta pret Ann Linde, Presidenti zbardh detaje nga takimi me Kryetaren...

Ilir Meta pret Ann Linde, Presidenti zbardh detaje nga takimi me Kryetaren e radhës së OSBE-së

0
21
Zjarr Televizion Adccccc

Kënaqësi të takohesha me Kryetaren e radhës së OSBE-së, Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Zonjën Ann Linde, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Tiranë.

Vlerësova kryesinë suedeze të OSBE-së, rolin, përpjekjet dhe angazhimin me synim krijimin e një rajoni më të sigurtë dhe më të mirë për të gjithë, si dhe e sigurova për mbështetjen e Shqipërisë në çështjet e multilateralizmit dhe prioritetet e kryesisë aktuale.

E falënderova për rolin mbështetës të Suedisë në planin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe në atë dypalësh, veçanërisht nëpërmjet projekteve të ndryshme zhvillimore për demokracinë dhe institucionet e pavarura në vendin tonë.

Zjarr Tv Ad