E enjte, Gusht 6, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Iu gjetën 218 885 euro të padeklaruara në automjet dhe një sasi...

Iu gjetën 218 885 euro të padeklaruara në automjet dhe një sasi verë e kontrabanduar, arrestohet 50-vjeçari në Vlorë

0
133
Zjarr Televizion Adccccc

Një 50-vjeçar është vënë në pranga në Portin e Vlorës pasi u kap me një sasi të konsiderueshme parash të padeklaruara. Bëhet e ditur se gjatë kontrollit në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, është kaluar një mjet kamion tip “DAF”, me drejtues shtetasin A. B.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 218 885 euro të padeklaruara sipas përcaktimeve ligjore në fuqi dhe kuti me shishe vere, pa faturë blerjeje.

50-vjeçari u arrestua për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

Zjarr Tv Ad