“Ka armë! Na ndihmo!” – Kërcënohet familja e kandidates së PD në Sarandë

0
70

Kandidatja e PD-së në Sarandë, Matilda Qurku ka publikuar disa pamje të një personi i cili ka kanosur me armë të ftohtë familjarët e saj.

Qurku ka treguar makthin e përjetuar mbrëmjen e kaluar, duke treguar se personi ka ndjekur bashkëshortin dhe familjarët e saj.

Personi që ka kanosur është shpallur në kërkim. Më tej ajo tregon detaje rreth ngjarjes.

“Një nga netët më të vështira të jetës sime si nënë.

Një person i dhunshëm, pa asnjë arsye, u shfaq me thikë në dorë para lokalit tim.

U afrua makinës ku ishin fëmijët e mi (2 dhe 10 vjeç), dy nipërit dhe bashkëshorti.

Kur nipi pa armën, i thotë:

“Jepi gaz se ka armë!”

Elidoni largohet për të shpëtuar fëmijët, por më telefonon menjëherë:

“Dil ndihmo Donin, po i afrohen me armë!”

Babai im ishte shumë pranë agresorit.

Dal pa menduar dy herë dhe i dal përballë.

Reaguan edhe qytetarë të rastësishëm që i falënderoj me gjithë zemër.

Agresori largohet… por jo për t’u ndalur.

Ai ndjek makinën dhe e godet pesë herë me radhë, me shpejtësi dhe qëllim të qartë për të bërë keq.

Zëri i nipit tim në telefon që bërtiste:

“Na ndihmo, po na vret!”

është diçka që s’do ta harroj kurrë.

Mbrëmë më keni parë të vrapoja si “e çmendur” rrugëve të lagjes në kërkim të familjes sime që dikush po përpiqej t’ma vriste – pa bërë asnjë faj.

E vetmja lidhje me këtë njeri është se prindërit e tij, ish-punonjës në biznesin tim, janë larguar me dëshirën e tyre dhe në paqe totale duke marrë pagesën e kërkuar.

Nuk kërkoj asgjë më shumë se çfarë na takon si qytetarë:

SIGURI dhe DREJTËSI.

Veprim të menjëhershëm nga Policia e Shtetit për të kapur autorin

Mbrojtje për familjen time.

Zbatim të ligjit për të gjithë.

Po ndaj disa prej videove të kësaj ngjarjeje –

jo për të bërë zhurmë,

por për të treguar të vërtetën.

P.S:

Kush nga ju miq e sheh këtë fytyrë të njoftoj sa më shpejt Policinë e Shtetit”, shkruan Matilda Qurku.

Zjarr Tv Ad