E mërkurë, Gusht 12, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet “Ka deputetë që s’i njeh njeri”, Sula zbulon nëse do të bëhet...

“Ka deputetë që s’i njeh njeri”, Sula zbulon nëse do të bëhet ‘zëri i Berishës’ për Reformën Zgjedhore

0
86
Zjarr Televizion Adccccc

Deputeti i PD-së Dashnor Sula, në një intervistë për Fax News, foli mbi pritshmëritë që ai ka për Komisionin e Reformës Zgjedhore, ku dhe vetë është anëtar. Sula është i mendimit që sistemi zgjedhor duhet të ndryshojë, pasi sipas tij në Kuvend ka deputetë që si njeh askush, dhe janë vullnet vetëm i kryetarëve të partive.

“Ngritja e Komisionit të Reformës Zgjedhore është një moment shumë i rëndësishëm, duke pasur parasysh problematikën e zgjedhjeve të 25 Prillit të 2021, si dhe një raport të OSBE ODHIR, që është pikë referimi përsa i përket politikës së gati 30 viteve të fundit.

Të gjithë e dimë që në sistemin propocional rajonal është realizuar ardhja në parlament e elementëve kriminalë, me rekorde, trafikantë droge apo prostitucioni, me rekorde vërtetë të rënda.  Sistemi zgjedhor është dhembra e akilit, për mua sistemi duhet të ndryshojë. Në emrin tim personal, sistemi më i konsoliduar ka qenë ai mazhoritar, me 40 zona korrektimi, e rëndësishme është që të ketë vullnet politik.

Duhet të bëhet e mundur vota e emigrantëve,  është rretj 50% e votuesve që nuk mund të ushtrojnë të drejtën e tyre, është diçka e panegociueshme, siç duhet të jetë dhe votimi dhe numërimi elektronik. Jemi i vetmi vend në rajon që na duhet një javë për të nxjerrë rezultatet e zgjedhjeve.

Kam bindjen që ky komision do të bëjë një punë shumë të mirë. Një sistem ideal nuk ka, çdo sistem ka avantazhe dhe disavantazhe, ripërtëritja e politikanëve në vitet e fundit nuk ka ndodhur, ka politikanë që vijnë në Kuvend dhe nuk i njeh njeri”, u shpreh Sula.

Ndërkohë që sa i takon mungesës në Komisionin për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, të përfaqësuesve të PD-së së Berishës, Sula u shpreh se interesi i demokratëve është parësor për çdo deputet, pa ndasi. I pyetur nga gazetarja e Fax News, Lusi Përgjegji, nëse do të bëhet zëri i propozimeve të bëra nga kolegët e tjerë të PD-së që nuk janë pjesë e komisioneve, Sula u përgjigj pa asnjë diskutim se po.

“PO, çdo gjë që është në interes të elektoratit, të demokratëve, unë jam i hapur dhe i pranoj, unë mendoj që një politikan matet nga veprimet që ai kryen. Veprimet e mia do të jenë padiskutim në interes të demokratëve”, tha më tej deputeti demokrat.

Zjarr Tv Ad