E martë, Prill 21, 2026
Ballina Aktualitet ‘Kaos’ me transportin publik në Tiranë, qytetarët ‘grumbull’ në stacione për më...

‘Kaos’ me transportin publik në Tiranë, qytetarët ‘grumbull’ në stacione për më shumë se 45 minuta

0
65

Vijon situata e rrëmujshme me linjat e transportit publik në Tiranë, teksa qytetarët presin autobusët për më shumë se 45 minuta në stacione

‘Fax News’ ka siguruar pamjet e njërit prej stacioneve të autobusëve në kryeqytet ku shihet një numër i madh njerëzish duke pritur që tu ofrohet shërbimi i transportit.

Kujtojmë se 3 ditë më parë operatorët e transportit publik përgjysmuan numrin e urbanëve, për shkak të rritjes së çmimit të naftës.

“Kaos” dhe vonesa, janë tashmë fjalët kyçe të transportit publik në Tiranë, ndërsa autobusët tejmbushen me njerëz.

Zjarr Tv Ad