E premte, Korrik 31, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet “Kemi dërguar 50 ekipe në terren”, edhe ambasadorët në aksion ditën e...

“Kemi dërguar 50 ekipe në terren”, edhe ambasadorët në aksion ditën e zgjedhjeve. Ku do të pozicionohen Yuri Kim dhe Soreca (Qarqet problematike)

0
40
Zjarr Televizion Adccccc

Teksa prej një ore ka nisur procesi i votimit në të gjithë vendin, ka ardhur dhe reagimi i parë nga trupa e ambasadorëve të huaj në Shqipëri. Ambasadori i BE-së Luigi Soreca, njofton se në të gjithë vendin ambasadat kanë vendosur 50 ekipe në terren, që do të ndjekun nga afër procesin e votimit.

“Dita e zgjedhjeve! Qytetarët shqiptarë po votojnë për Parlamentin e ri. Delegacioni i BE-së, Shtetet Anëtare dhe Zvicra kanë vendosur 50 ekipe në terren për të ndjekur procesin e votimit dhe numërimit. Shihni hartën, BE-ja qëndron me të gjithë qytetarët në ditën e zgjedhjeve!”, shkruan Soreca në një postim në rrjetet sociale.

Burime bëjnë me dije se ambasadorja amerikane Yuri Kim do të jetë sot në qarkun e Shkodrës, ndërkohë që Soreca do të pozicionohet në Elbasan, dy prej qarqeve ku mund të ketë edhe përplasje të forta mes palëve politike.

Vijon….

Zjarr Tv Ad