E diel, Prill 19, 2026
Ballina Aktualitet “Keni afat deri në 20 janar”, Arian Çani dhe Mustafa Nano zbulojnë...

“Keni afat deri në 20 janar”, Arian Çani dhe Mustafa Nano zbulojnë çfarë fshihet pas ultimatumit të Ramës për mediat dhe bizneset

0
281

Ditën e enjte kryeministri Edi Rama doli në një konferencë të jashtëzakonshme, ku iu la afat bizneseve deri në datën 20 janar për të deklaruar listën e pagave të punonjëse të tyre. Mirëpo këtë ultimatum të kryeministrit Rama, Çani e konsideron si shfaqjen e radhës.
“Rama bën sikur harron që ka 8 vjet në qeveri. Gjithmonë çdo kryeministër duhet të thotë diçka. Po ta vini re, Rama i thotë këto gjëra çdo fillim dhe fund viti. E thotë këtë gjë? Do bëhet sikur do kërkohet llogari, por do vazhdojë të punohet me dy aleanca. Ai duhet ta thotë, të tjerët bëjnë sikur e dëgjojnë.”, tha Çani.
Ndërsa gazetari Mustafa Nano e sheh të padrejtë fokusimin e të gjithë vëmendjes te pagat e gazetarëve.
“Ka një fokusim gati-gati histerik te gazetarët. Po demonizohen ata dhe analistët. Ne jemi njerëz që përfaqësojmë ata që përfaqësojmë dhe e dyta nuk janë të gjithë njësoj. Nuk më pëlqen përpjekja për të veçuar gazetarët. Dukuria për të cilën flet Rama u përket pothuajse të gjitha bizneseve. Ato punojnë me dy balance. Madje më thonë që te fasonët u japin lekë, ua hedhin në bankë pastaj kërkojnë t’ua kthejnë.”, u shpreh Nano.

Zjarr Tv Ad