E shtunë, Gusht 8, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Konkurrencë mes Ermal Mamaqit dhe Gentian Zenelajt? Ja për çfarë bëhet fjalë

Konkurrencë mes Ermal Mamaqit dhe Gentian Zenelajt? Ja për çfarë bëhet fjalë

0
150
Zjarr Televizion Adccccc

Aktori i humorit dhe skenaristi i filmit “Dashuri dhe Turbulenca”, Gentian Zenelaj, ishte këtë fundjavë në Kosovë për premierën e filmit së bashku me kastin e aktorëve.

Në një prononcim të shkurtër për “Prive”, Zenelaj u pyet nëse i ka parë filmat e realizuar nga “konkurrenti” i tij, Ermal Mamaqi.

Genti tha se nuk mund të përgjigjet në lidhje me këtë pasi e ka koleg, por shtoi se i ka parë filmat e tij dhe është i lumtur që po prodhohen filma në shqip.

“I keni parë filmat e Ermal Mamaqit a është i mirë sa filmat e atij”- ishte pyetja që iu drejtua aktorit të humorit.

“Këtë nuk e them sepse kam konflikt interesi sepse e kam koleg, filmi është shumë i mirë. Unë i kam parë edhe filmat e Ermalit, publiku i ka parë edhe filmat e Ermalit. Jam shumë i lumtur që po prodhojnë filma në shqip”- tha Zenelaj.

Zjarr Tv Ad