E mërkurë, Tetor 21, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Kreu i Sindikatës së Pedagogëve: Bojkoti nis sot deri në plotësimin e...

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve: Bojkoti nis sot deri në plotësimin e kërkesave të studentëve

0
4

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Skënder Kovaçi, lexoi para mediave vendimin për shpalljen e bojkotit në të gjitha universitetet e vendit.

Sipas tij, bojkoti nis nga sot deri në një njoftim të dytë.

“Kryesia, në mbledhjen e 20 tetorit, në sheshin e protestës vendosi njëzëri bojkotin në të gjithë universitetet e Shqipërisë. Bojkoti nis sot dhe vijon deri në një njoftim të dytë. Studentët protestojnë për arsim, shëndetësi, llogaridhënie.

Përgjigja e marrë ka qenë heshtja dhe dhuna ekstreme. Nuk mund të vijojmë mësimin kur studentët tanë dhunohen“, tha Kovaçi.

“Të ndalohet dhuna ndaj studentëve dhe protestuesve. Hetim për përdorimin e forcës policore dhe vënien para përgjegjësisë të atyre që ushtruan dhe udhëhoqën dhunën. Trajtim i ligjshëm dhe dinjitoz i çdo të riu të ndaluar. Thirrje rektorëve të respektojnë vendimin dhe të mos ketë masa ndaj atyre që marrin pjesë në protestë”, shtoi Kovaçi.

Zjarr Tv Ad