E hënë, Prill 20, 2026
Ballina Aktualitet Kriza globale, Balluku këshillon shqiptarët si të kursejnë energji edhe kur ndodhen...

Kriza globale, Balluku këshillon shqiptarët si të kursejnë energji edhe kur ndodhen në shtëpi

0
78

Në kushtet e një krize globale energjitike, zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku udhëzon qytetarët shqiptarë që të kursejnë energji. Përmes një postimi në Facebook, Balluku shkruan se kursimi i energjisë është detyrë për çdo qytetar.

“Kursimi i energjisë elektrike në ditët e sotme, në kushtet e një krize botërore, është detyrë për çdo qytetar. Përpara se të dilni nga shtëpia sigurohuni që të gjitha dritat të jenë të fikura. Shmangni ndriçimin e panevojshëm, gjatë kohës që jeni në shtëpi”, shkruan Balluku.

Edhe vendet e rajonit po bëjnë thirrje për kursim energjie. Në Kosovë kanë nisur ndërprerjet e energjisë elektrike.

Zëdhënësi i Kompanisë Kosovare për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike (KEDS), Viktor Buzha ka deklaruar se reduktimet po bëhen për shkak se furnizimi është duke u bazuar nga prodhimi vendor dhe nuk ka mjete për të blerë energji elektrike në tregjet ndërkombëtare.

Ndërkohë Maqedonia e Veriut prezantoi masat e reja për kursimin e energjisë, të cilat d të hyjnë në fuqi nga 1 shtatori.

Masat e kursimit detyrojnë në radhë të parë institucionet dhe agjencitë shtetërore, ndërsa atyre të pushtetit vendor dhe kompanive private u rekomandohet të kursejnë energjinë. Autoritetet synojnë uljen e konsumit të energjisë elektrike me 15 përqind në krahasim me muajt e njëjtë të dimrit të kaluar.

Zjarr Tv Ad