E martë, Tetor 20, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Kryeministri Rama kërkon dialog me studentët, nxjerr karriget jashtë Kryeministrisë

Kryeministri Rama kërkon dialog me studentët, nxjerr karriget jashtë Kryeministrisë

0
7

Pak para nisjes së protestës së studentëve dhe të rinjve në Tiranë, në ditën e tetë të saj, mëngjesin e kësaj të marte, në ambientet e jashtme të godinës së Kryeministrisë janë vendosur disa karrige të kuqe, në formë sfere.

Në video shfaqet kryeministri Edi Rama, i cili vendos mbi to disa letra, ku shkruhet “Dialog”.

Ndërkohë, pasi i kanë parë karriget jashtë Kryeministrisë, një numër i vogël protestuesish kanë reaguar duke shkruar fjalën “Dorëheqje” mbi letrën me mbishkrimin “Dialog”. Një prej protestuesve u shpreh se kryeministri mund ta shohë dialogun vetëm në ëndërr dhe se dialogun e bëjnë ata që shkojnë pas tij.

Zjarr Tv Ad