Partia Socialiste ende nuk e ka zgjedhur kandidatin për kreun e selisë rozë në Vlorë.
Bëhet me dije se emri që po përflitet më shumë për këtë post është Grigor Dede. Më parë është përfolur për emrin e Klajdi Myzaferaj, por kësaj liste mesa duket i është shtuar edhe Dede.
Grigor Dede aktualisht është pedagog në UV në degën e Ekonomisë. Ndërsa Klajdi Myzaferaj, drejtor në Qendrën e Formimit Profesional.
Kujtojmë që aktualisht kryetar i Partisë Socialiste në Vlorë është Anduel Tahiraj, i cili në zgjedhjet e 25 prillit është zgjedhur deputet në këtë qark.
Enduel Tahiraj vijon të qëndojë në detyre deri sa të zgjidhet një kryetar i ri. Mbetet për të parë se kë do të zgjedhë PS si kadidat për kreun e PS në Vlorë.




