E enjte, Prill 23, 2026
Ballina Aktualitet Kush del nga BBV, Olta Gixhari apo Kiara Tito? Zbuloni përgjigjen që...

Kush del nga BBV, Olta Gixhari apo Kiara Tito? Zbuloni përgjigjen që jep astrologia

0
525

Moderatorja Kiara Tito dhe aktorja Olta Gixhari janë “kokë më kokë” në nominimin e radhës i cili shuan dilemat e të gjithëve të shtunën, pasi njëra prej vajzave do të lërë shtëpinë e “Big Brother VIP”. Që pas daljes në nominim, vetë Kiara por dhe Luizi kanë shprehur hapur frikën se e rrezikuara e këtij nominimi është moderatorja.

E ftuar në “Shqipëria LIVE”, astrologia Lika Gjika deklaroi se sipas yjeve, e favorizuar është Olta, dhe nga shtëpia do dalë Kiara.

“Olta, duke i mbledhur në gjitha datat e lindjes, del që është gjysma e vetvetes. di të luajë bukur. Është diplomate në jetën e vet, është nervoze.

Kiara është egoiste, ambicioze. Këto janë dy shenja të kundërta. Është më rehat për jetën e vet, është e qetë, punëtore, e ka jetën më të hapur, është më inteligjente.

Nga numrat e fatit është më e favorizuar Olta, pra del Kiara. Në tërësi gaforrja është më e favorizuar. sidomos në periudhën e Dashit.“- deklaroi Gjika. 

Zjarr Tv Ad