E hënë, Prill 20, 2026
Ballina Aktualitet Kuvendi mblidhet për të miratuar ndryshimet në qeveri, nuk do marrë pjesë...

Kuvendi mblidhet për të miratuar ndryshimet në qeveri, nuk do marrë pjesë Basha dhe Alibeaj. Zbulohen arsyet

0
68

Ditën e sotme Kuvendi do të mblidhet në një seancë të posaçme për të miratuar dekretet e presidentit për ministrat e rinj të qeverisë Rama.

Në këtë seancë nuk do të marrë pjesë kryetari i PD, Lulzim Basha, i cili ndodhet jashtë vendit në një mbledhje në Këshillin e Europës, ku do të qëndrojë për dy ditë.

Ndërkohë mësohet që menjëherë pas kthimit nga Franca, Basha pritet që të mërkurën të mbledhë kolegjin e Kryetarëve dhe kryesinë e re.

Po ashtu në seancën e sotme do të mungojë edhe Sekretari i Përgjithshëm, Enkelejd Alibeaj, i cili ka udhëtuar në Itali për shkak të një humbje të afërt familjare.

Zjarr Tv Ad