Legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore nga qeveria shqiptare, opozita e ka cilësuar si një favorizim që Rama do t’i bëjë disa biznesmenëve, të cilët, sipas deputetit demokrat Flamur Noka, do të kthehen në ushtarë e zullumit në vendin tonë.
Sipas tij, pas këtij vendimi në Shqipëri do të kemi shtim të bandave kriminale.
“Në Shqipëri pas këtij vendimi që pritet të marrë Rama e qeveria e tij, do të shihni se bandat do të lulëzojnë, tregtia e drogës do të jetë në përmasa të frikshme. Jeni dëshmitarë se ministrat rrinë nën thundrën e krimit të organizuar dhe ju mendoni që ata 4-5 klientë të Ramës apo biznesmenë që ai do të licencojë për të kultivuar kanabisin, nuk do të jenë nën thundrën e krimit? Kush do t’i mbrojë ata nga ky krim? Ose është skenar që indirekt t’ia legalizojë krimit kultivimin e kanabisit ose ata biznesmenë do të shndërrohen në ushtarë të krimit, sepse është shndërruar qeveria”.




