E premte, Prill 24, 2026
Ballina Aktualitet ‘Lëre hakmarrjen’, Grida Duma zbulon çfarë do t’i thoshte Berishës dhe Bashës...

‘Lëre hakmarrjen’, Grida Duma zbulon çfarë do t’i thoshte Berishës dhe Bashës nëse do t’i kishte përballë

0
168

Grida Duma dha dorëheqjen pak ditë më parë nga drejtimi i PD-së dhe tashmë duket se do ti vihet përballë, qoftë Sali Berishës, qoftë Lulzim Bashës, pasi sipas saj asnjë prej të dyve nuk duhet të jetë në krye të partisë.

E pyetur nga Blendi Fevziu se çfarë do ti thoshte po ti kishte përballë, Duma është shprehur se Bashës do t’i thoshte që duhet të japë dorëheqjen. Po ashtu, Duma i dha dhe një mesazh Berishës “që të dijë të lëshojë forcën e hakmarrjes”.

Çfarë do t’i thoshe Bashë

Grida Duma: Ato që i kam thënë në mbledhje se duhet një dorëheqje e tij, madje me shumë respekt ndaj atyre që e kanë mbështetur të marrë pjesë në atë që është konstruktive përfaqësimi i tij në atë që mund të jetë Komiteti, mund të jetë Konventa. Ai duhet të marë pjesë me mirënjohje të madhe për pafund shanse që i kemi dhënë.

Po për Berishën?

Grida Duma: Unë kam bindjen se Berisha ka një kapacitet intelektual që e ndalon të bëjë keq pafund. Berisha duhet të dijë kur të lëshojë forcën e hakmarrjes dhe ndaj atij që e ngriti. Më të zhgënjyer janë demokratët. Unë besoj që ai mundet.

Nëse do të ketë një garë të hapur, a do të kanadidoni ju për kreun e Partisë Demokratike?

Grida Duma: Nuk mund ta di sot këtë gjë. Nuk është gjë e thjeshtë ta marrësh e ta ringresh PD. Sot do të isha gati për një kolegjialitet për ta drejtuar PD-në në zona të ndara. Kushdo që të garojë do të na ketë mbrapa.

Zjarr Tv Ad