E diel, Prill 12, 2026
Ballina Aktualitet Lirohet nga burgu në Dubai Durim Bami, një nga figurat më të...

Lirohet nga burgu në Dubai Durim Bami, një nga figurat më të njohura të botës së krimit!

0
97

Është liruar nga burgu në Dubai i shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare, Durim Bami.

Të fortit të Niklës i ka përfunduar afati 60 ditor të qëndrimit në paraburgim në Dubai ditën e djeshme (13 Gusht).

Dhe sipas ligjit të Emirateve të Bashkuara, Durim Bami është lënë i lirë për shkak të mbarim të afatit të paraburgimit.

Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi me Dubain, ndaj të gjithë personat e arretuar atjë që janë në kërkim nga drejtësia shqiptare, sapo u përfundojnë afatet e paraburgimit, lihen të lirë.

Më 1 Korrik, Ministria e Drejtësisë nisi zyrtarisht kërkesën për ekstradimin e shtetasit Durim Bami në autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kjo kërkesë është dërguar në rrugë shkresore dhe elektronike. Ministria e Drejtësisë ka marrë njoftim nga Ministria e Jashtme se kërkesa dhe dosja për shtetasin Bami janë marrë në dorëzim nga pala arabe.

Bami, një nga krerët e shtatë bandave të hetuara në dosjen voluminoze të mundësuar falë komunikimeve të kryera në aplikacionin SKY ECC, në Dubai rreth një muaj më parë.

45-vjeçari akuzohet për organizimin dhe porositjen e vrasjes së mbetur në tentativë të ish-deputetit socialist Arben Ndoka, pasi ky i fundit organizoi një atentat ndaj tij në nëntor të vitit 2020.

Ndaj tij, Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

“Sot ne date 12.06.2024 eshte arrestuar ne Dubai me qellim ekstradimi drejt vendit tone shtetasi Durim Bami datelindja 29.10.1979 pasi Gjykata e Posaçme e Shkalles se Pare Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, me vendimin Nr.49 Date 15.05.2024, ka caktuar masen e sigurise “Arrest me burg”, per kete shtetas per veprat penale; “Sigurimi kushteve dhe i mjeteve materiale per te kryer vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kultivim i lëndeve narkotike”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet, 80, 284, 333/a dhe 334/1 te Kodit Penal.

Zjarr Tv Ad