Deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka kërkuar sot vëmendjen e qeverisë ndaj krizës ekonomike që po thellohet në vend, duke i bërë thirrje që të mblidhet edhe gjatë muajit të pushimeve të verës, gushtt, për të hequr taksat dhe subvencionuar qytetarët e vendit.
“Qeveritë që njohin krizën veprojnë në kohë”, thotë Boçi në thirrjen e publikuar në Fb: “Nëse ka një nevojë urgjente, për të cilën Parlamenti i Shqipërisë duhet të mblidhet në çdo ditë të gushtit,është miratimi i një pakete ndihme për qytetatët shqiptarë për të zbutur krizën! Shqipëria ka çmimin e karburanteve më të shtrenjtin në rajon. Bordet komuniste të qeverisë përcaktojnë vazhdimisht çmime absurde që s’kanë asnjë lidhje me çmimet e karburanteve në bursë, ndërsa qeveria vijon të marrë TVSH-në nga absurdi i këtyre çmimeve, pa i kthyer shqiptarëve asnjë qindarkë pas!
Edi Rama dhe qeveria e tij duhet të reagojë menjëherë dhe të mos e thellojë më shumë krizën në xhepat e shqiptarëve! Zgjidhjet i ka në tavolinë të ofruara prej muajsh nga PD! Hiq taksën e qarkullimit nga karburantet! Hiq TVSH-në nga çmimi i karburanteve! Subvenciono qytetarët! Shkri bordet abuzuese që përcaktojnë çmimet! Reagoni tani, nesër do jetë shumë vonë”, thekson deputeti.
Dhe në vazhdim, Boçi tregon se si po vepron Greqia për të mbështetur qytetarët e saj. Parlamenti grek ka miratuar disa ndryshime ligjore, të cilat parashikojnë subvencionim të çmimit të karburantit për çdo person që është rezident në Greqi dhe është taksapagues në këtë vend. Aplikimet do të fillojnë që nga dita e hënë në platformën vouchers.gov.gr për fazën “karta e karburantit 2”, që ka të bëjë me muajt korrik, gusht dhe shtator.
Subvencioni për muajt e caktuar arrin në shumat e mëposhtme sipas ndryshimeve ligjore të parlamentit grek :
- 100 euro duke përdorur një kartë debiti dixhitale për pronarët e kualifikuar të mjeteve të tjera përveç motoçikletave – me vendbanim kryesor në Rajonet e Egjeut të Veriut, Egjeut Jugor, Ishujt e Jonit, Kretë, në Njësinë Rajonale të Ishujve të Rajonit të Atikës, në Njësinë Rajonale të Sporadave të Rajonit të Thesalisë, në Njësinë Rajonale Thassos të Rajonit të Maqedonisë Lindore dhe Thrakisë, në ishullin Samothraki të Njësisë Rajonale Evros të Rajonit të Maqedonisë Lindore dhe Thrakisë dhe në ishullin Ammouliani të Njësia rajonale Halkidiki e Rajonit të Maqedonisë Qendrore. Shuma e mësipërme është 85 euro, nëse përfituesi zgjedh ta depozitojë në një llogari bankare.
- 80 euro duke përdorur një kartë debiti dixhitale për pronarët e kualifikuar të automjeteve përveç motoçikletave – me rezidencë kryesore në pjesën tjetër të Greqisë. Shuma e mësipërme është 65 euro, nëse përfituesi zgjedh t’i depozitojë në një llogari bankare.
- 70 euro me përdorimin e kartës dixhitale të debitit për pronarë të kualifikuar të motoçikletave – motoçikletave, me vendbanim në Rajonet e Egjeut të Veriut, Egjeut Jugor, Ishujt Jon, Kretë, në Njësinë Rajonale të Ishujve të Rajonit të Atikës, në Njësia Rajonale e Sporadave të Rajonit të Thesalisë, në Njësinë Rajonale Thassos të Rajonit të Maqedonisë Lindore dhe Thrakisë, në ishullin Samothraki të Njësisë Rajonale të Evros të Rajonit të Maqedonisë Lindore dhe Thrakisë dhe në ishullin Ammouliani të Njësisë Rajonale Halkidiki të Rajonit të Maqedonisë Qendrore. Shuma e mësipërme është 55 euro, nëse përfituesi zgjedh një depozitë në llogari bankare.
- 60 euro duke përdorur një kartë debiti dixhitale për pronarët e kualifikuar të motoçikletave – motoçikletave, me rezidencë kryesore në pjesën tjetër të Greqisë. Shuma e mësipërme është 45 euro, nëse përfituesi zgjedh një depozitë në llogari bankare.
Burimet : Faqja zyrtare në Facebook e Luciano Bocit dhe abcnews.al




