E martë, Korrik 14, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet “Më duhen para për të mbajtur familjen”! Shqiptari grabiti dyqanin për 1...

“Më duhen para për të mbajtur familjen”! Shqiptari grabiti dyqanin për 1 minutë (VIDEO)

0
32
Zjarr Televizion Adccccc

Mediat greke kanë publikuar videon e grabitjes së një dyqani, ku si autor është një shtetas shqiptar.

I armatosur me pistoletë, më kapuç në kokë dhe me doreza, shqiptari hyn në lokal, ku nën kërcënimin e armës i kërkon punonjëses t’i japë të gjitha paratë.

Siç duket dhe nga pamjet në dyqan janë vetëm dy klientë dhe punonjësja, të cilët autori i kërcënon me pistoletë.

Grabitja ka ndodhur në Gerakas të Athinës dhe shqiptarit i është dashur vetëm 1 minutë kohë nga momenti i hyrjes në dyqan.

Shqiptari është identifikuar dhe më pas është arrestuar nga policia, të cilës i tha se vjedhjen e kishte bërë për arsye personale.

“Më duhen para për të mbajtur familjen”, ka deklaruar shqiptari.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=7&v=_b8WuYx1TD8

Zjarr Tv Ad