E mërkurë, Korrik 29, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Me kokën ulur, dalin para gjykatës dy të dyshuarit për përdhunimin e...

Me kokën ulur, dalin para gjykatës dy të dyshuarit për përdhunimin e 26-vjeçares në Vlorë

0
32
Zjarr Televizion Adccccc

Shtetasit me iniciale A.C., dhe O. T., kanë dalë ditën e sotme përballë gjykatës së Vlorës. Dyshja, dyshohen për përdhunimin e një 26-vjeçareje në Vlorë. Ngjarja ndodhi pak ditë më parë ku A.C., dhe O.T., tashmë të arrestuar, së bashku me G. M dhe një person tjetër detyruan të renë të konsumonte drogë dhe më pas dyshohet se e përdhunuan.

E reja u gjet pa ndjenja nga policia në hyrje të hotelit. Fillimisht policia në një njoftim zyrtar bëri me dije se ishin tre persona që kishin marrë pjesë në ngjarjen e rëndë, ndërsa ditën e djeshme në një reagim të dytë njoftoi për një person të katërt, i cili është shpallur në kërkim.

Prokurori ka kërkuar ndaj tyre masën e arrestit me burg. Për këtë ngjarje gazetarja e ‘Faxnews’ Afrovita Hysaj është kërcënuar nga shtetasi A. D., pasi një prej te akuzuarve dyshohet se ka lidhje me 57-vjeçarin.

“Je në gjak me mua”, ishte mesazhi që A.D., i dërgoi gazetares, e cila tashmë çështjen e ka lënë në dorë te drejtësisë. Dje policia njoftoi se ndaj tij ka nisur një procedim në gjendje të lirë.

A.D., është pronar i “6+1” Vlora TV, ku në një postim në rrjete sociale, në faqen e këtij televizioni, u përdorën terma fyese dhe denigruese për gazetaren. Pas një ndërgjegjësimi në masë, postimi u fshi.

Zjarr Tv Ad