E enjte, Prill 23, 2026
Ballina Aktualitet Misri me aflatoksinë, Dash Sula: Do t’iu vijmë papritur për kontrolle, s’ka...

Misri me aflatoksinë, Dash Sula: Do t’iu vijmë papritur për kontrolle, s’ka tolerime!

0
15

Dashnor Sula, i njohur tashmë si Kreu i Inspektoratit të Përgjithshëm, ka lëshuar një paralajmërim të fortë për bizneset, pas skandalit të misrit të kontaminuar me aflatoksinë B1 në Shkodër.

Sipas tij, 10 inspektorë janë shkarkuar nga detyra, ndërsa në total janë dhënë 15 masa disiplinore, në lidhje me rastin, ndërsa ka deklaruar se do të ushtrohen kontrolle të papritur te bizneset dhe sipas tij nuk do të ketë më tolerime.

Sipas tij, rasti i Shkodrës përbën një sinjal të qartë për çdo inspektor që neglizhon detyrën, duke lejuar hyrjen në treg të produkteve të rrezikshme.

“Ka problematika pa diskutim. Unë kam ditën e 69-të në krye të inspektoriatit dhe ju bëj me dije se ndoshta një vendim para dy ditësh, kur ka marrë inspektoriati i përgjithshëm për rastin e Shkodrës, 15 masa disiplinore ku 10 prej tyre janë shkarkim nga detyra i inspektorëve, për shkak të hyrjes së misrit me afotoksinë B1 i cili është i dëmshëm edhe për kafshët. Unë i kam vendosur dhe për çdo rast sinjalizimi ne do ti ndëshkojmë.

Çdo masë administrative që ankimohet nga subjekti, ka dy rrugë ose rri në fuqi masa e vendosur nga inspektimi ose  kjo masë shfuqizohet por me një kusht, në rast padrejtësie që fillon masë administrative për inspektorin”, ka deklaruar Sula.

Kujtojmë se Dash Sula u emëruar nga Edi Rama në krye të Inspektoriatit të Përgjithshëm më 15 janar të këtij viti, duke larguar nga ky post Shkëlqim Hajdarin.

Emërimi i Sulës u komentua gjerësisht si shpërblim politik dhe jo si rezultat i një procesi transparent apo gare meritokratike.

Zjarr Tv Ad