E martë, Korrik 28, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Nafta mbi 200 lekë/litër, a do të rikthehet Bordi i Transparencës? Ja...

Nafta mbi 200 lekë/litër, a do të rikthehet Bordi i Transparencës? Ja si përgjigjet ministri i Financave

0
27
Zjarr Televizion Adccccc

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka komentuar rritjen e çmimit të naftës, e cila ka arritur në 206 lekë për litër, duke thënë se rikthimi i Bordit të Transparencës është një çështje që i përket Ministrisë së Ekonomisë dhe do të vendoset nga Këshilli i Ministrave.

Malaj tha se në ditët e fundit ka pasur luhatje të çmimeve në tregjet ndërkombëtare, ndërsa qetësimi i situatës në Lindjen e Mesme ka sjellë një rënie të çmimeve.

“Kjo është nën tagrin e Ministrisë së Ekonomisë. Rikthimi i Bordit të Transparencës apo jo është një vendimmarrje e Këshillit të Ministrave, me propozim që vjen nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit.

Ka pasur një kuhatje të çmimeve përgjatë 10 ditëve të fundit. Me qetësimin e situatës në Lindjen e Mesme ka një rënie të çmimeve. Ky është një vlerësim që e bën Këshilli i Ministrave pas propozimit nga Ministria e Ekonomisë.

Nëse do të keni një rritje të çmimeve relativisht të gjatë, padiskutim që do të hyjë në fuqi edhe Bordi i Transparencës”, tha Malaj.

Zjarr Tv Ad