E mërkurë, Gusht 26, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Nën akuzë për abuzim me një vajzë të mitur, arrestohet efektivi i...

Nën akuzë për abuzim me një vajzë të mitur, arrestohet efektivi i policisë

0
81

Shefi i policisë së fshatit Gruemirë në Shkodër, është vënë në prangat e policisë ditën e sotme, pas akuzave për ngacmim seksual ndaj një vajzë të mitur.

I arrestuari është, Berhan Bajrakurti, Specialist i Policimit në komunitet Gruemirë, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një minorene.

Kjo pasi në media qarkullon një video e shefit të Policisë së Malësisë së Madhe, i cili në një lidhje Skype tregon organin e tij gjenital.

Ndërkohë që sipas Newsbomb, një nënë denoncon një shef policie nga Malësia e Madhe i cili ka ngacmuar seksualisht vajzën e saj 15 vjeçare.

Nëna nuk identifikohet por rrëfen gjithë tmerrin e përjetuar ndërsa pohon se familja e saj do të largohet nga Shqipëria pas kësaj ngjarjeje.

Pretendohet se shefi i policisë e ka marrë në makinë vajzën, e ka telefonuar e madje ka kryer akte të turpshme në bisedat me të në telefon.

E ëma pohon se pasi ka parë pamjet e turpshme dhe ka folur me vajzën, ka marrë videot e bashkë me të bijën ka shkuar në komisariatin e Koplikut për ta denoncuar por aty askush nuk e ka pritur.

“Jam prind i një vajze 15 vjeçare nga Malësia e Madhe, fshati Gruemirë. Dua të denoncoj këtë shtet të kapur nga perversiteti e imoraliteti që po na detyron të ikim nga ky vend, marrë shkas nga ngjarjet e fundit që kanë ndodhur, ku jan përdhunuar vajza minorene. Atë fat e ka patur dhe vajza ime duke u ngacmuar nga shefi i policisë së zonës Gruemirë shetetasi Berhan Bajrakurti. Para 4 ditësh me vjen vajza nga shkolla e shqetësuar, e pyeta se çfarë kishte. Ajo pati frikë të më rrëfente.

Pas disa orësh arriti të më tregojë se kishte dalë para ky njeri duke e ngacmuar dhe duke i thënë hajde hyp në makinë me mua të bej xhiro me makinë. E kishte ndjekur vajzën deri në afërsi të shtëpisë. Nuk ishte hera e parë që e përndiqte pasi këtë gjë e ka bërë edhe nëpërmjet telefonit duke i telefonuar vajzën duke i dalë nudo dhe duke kryer veprime të ndyra. Vajza e kishte filmuar këtë person, me të marrë filmimet me vajzën, i drejtohem komisariatit Koplik.

Me të shkuar, tek dera na erdhi për 5 minuta pasi mbërritëm, personi në fjalë, pra punonjësi i policisë Berhani. Më kapi për krahu, më nxorri veçmas duke më bërë presion se do të zhduk do ju shfaros”, rrëfen nëna e vajzës.

“Të gjendur para kësaj situate ku asnjë punonjës nuk na dilte në krah as për të na pyetur për çfarë keni ardhur, u larguam. Te nesërmen vajtëm tek drejtoria e policisë Shkodër, kërkuam shefin më të madh të policisë Shkodër të takonim por nuk na u mundësua ai takim, pasi vetë kupola e Shkodrës e policisë ishte nga Malësia e Madhe. Na thanë që mos u merrni me malësor se janë të paprekshëm”, vazhdon më tej rrëfimin nëna ndërsa thekson se pas kësaj do largohen nga zona ose nga Shqipëria

 

Zjarr Tv Ad