E martë, Prill 21, 2026
Ballina Aktualitet “Nëse ne digjemi, ju do digjeni me ne”, kërcënimet që po kthehen...

“Nëse ne digjemi, ju do digjeni me ne”, kërcënimet që po kthehen në realitet

0
86

Protestuesit që kanë pushtuar rrugët e Hong Kongut prej tre muajsh paralajmëruan liderët e qytetit që në fillim se: “Nëse ne digjemi, ju do digjeni me ne.”

Dhe ky kërcënim duket se u bë realitet të shtunën ndërsa tymi i zi mbuloi qiellin pasi protestuesit ndezën një zjarr jashtë godinës së parlamentit pas përleshjeve të dhunshme.

Bomba benzine dhe tulla u hodhën gjithashtu, ndërsa policia u përgjigj duke gjuajtur me topa uji e gaz lotsjellës.

Të dielën protestuesit mbyllën dhe vandalizuan disa prej stacioneve në metro duke paralizuar transportin në aeroportin e qytetit.

Ndërsa dhuna vazhdon të përshkallëzohet,  liderët e Hong Kongut kërcënuan se nuk do të negociojnë për asnjë nga kërkesat kryesore të protestuesve, pavarësisht se kërkuan “dialog”.

Nëse mesazhi i qeverisë shkon në vesh të shurdhët pritet marrja e masave ekstreme, si përfshirja e ushtrisë.

Por nga ana e protestuesve nuk shihet asnjë shenjë për tërheqje.

Zjarr Tv Ad