Nis takimi Kosovë-Serbi në Bruksel, Lajçak zbulon se për çfarë do të diskutohet

0
66

Ka nisur takimi mes kryenegociatorëve të palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel. Në një postim në Twitter, Lajçak ka pozuar me Përparim Kryeziun dhe Petar Petkoviç, të cilët janë kryenegociatorët e Kosovë-Serbi para bisedimeve për çështjen e targave, e cila e ka afatin e fundit sot.

Postmi i Lajçak:

“Takimi i sotëm i kryenegociatorëve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në proces e sipër. Ne kemi një agjendë të ngjeshur të çështjeve aktuale, duke përfshirë targat, zbatimin e marrëveshjeve të kaluara nga dialogu dhe përgatitjen e terrenit për një takim të ardhshëm të nivelit të lartë”.-shkroi Lajçak.

Zjarr Tv Ad