E diel, Prill 19, 2026
Ballina Aktualitet Një ditë pas dorëheqjes së Bashës, Kokalari poston foto me Berishën, çfarë...

Një ditë pas dorëheqjes së Bashës, Kokalari poston foto me Berishën, çfarë “paralajmëron” mbishkrimi sipër saj

0
96

Aktivistja e njohur, Evi Kokalari ka postuar një foto me ish kryeministrin Sali Berisha një ditë pasi Lulzim Basha dha dorëheqjen nga posti i kreut të partisë.

Në mbishkrimin e vendosur në foto, Kokalari shkruan “Gëzuar ditën e parë të konservatorizmit shqiptar”. Me këtë rast, kujtojmë se në datën 23 mars të vitit 1992, PD mori shumicat e votave të shqiptarëve duke shënuar edhe rënien e partisë së Punës nga pushteti.

Me anë të këtij postimi duket sikur Kokalari kërkon të përçojë një mesazh sa i përket kthimit të partisë Demokratike në një parti me tipare konservatore shqiptare bazuar në modelin e partive konservatore në SHBA.

Zjarr Tv Ad