E diel, Prill 19, 2026
Ballina Aktualitet Një tjetër atentat? Gruaja me radio police dhe arma gati, çfarë po...

Një tjetër atentat? Gruaja me radio police dhe arma gati, çfarë po ndodh në Lezhë?

0
112

Disa detaje të reja janë zbuluar nga arrestimi i Nikolla Sherrnikut dhe Flutura Berishës në Kunë të Lezhës.

Sherrniku kishte në dorë një armë tip kallashnikov me plumb gati për qitje, ndërsa Berisha do të luante rolin e shoferes dhe në çantën e saj u gjetën dy radio policie dhe krehrat e kallashnikovit të mbushur.

Makina me të cilën ata u kapën ishte e blinduar, dhe kishin parkuar në poshtë një pallati në Kunë.

Nikolla Sherrniku ka qenë i akuzuar për vrasjen e efektivit Xhulio Prela, kjo pasi në servisin e tij është sjellë disa herë me radhë makina nga e cila u ekzekutua efektivi.

Zjarr Tv Ad