E enjte, Prill 23, 2026
Ballina Aktualitet “Nuk kam dëgjuar kurrë që Vuçiç që të flasë keq për Kosovën”,...

“Nuk kam dëgjuar kurrë që Vuçiç që të flasë keq për Kosovën”, Rama duartrokitet në parlamentin serb dhe quhet “Kampioni i Open Balkan”

0
117

Kryeministri Edi Rama ka përmbyllur fjalën e tij në konferencën online ku mori pjesë në kuadër të “Open Balkan”. Në fund të fjalës së tij, moderatori i konferencës e quajti Ramën “kampioni i Open Balkan” dhe kjo ka sjellë duartrokitje në parlamentin e Beogradit.

Gjatë fjalës së tij, Rama foli edhe për presidentin serb Aleksandër Vuçiç i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Moskë. Kryeministri shqiptar tha se nuk e kishte dëgjuar asnjëherë Vuçiç-in që të fliste keq për Kosovën. Ndërsa në konferencë, presidenti serb zëvendësohej nga kryeministrja serbe Ana Bërnabiç dhe zv.kryeministri.

Në konferëncë, Rama dhe përfaqësuesi i SHBA, Gabriel Escobar kanë marrë pjesë onlin. Escobar tha se që kjo nismë të kishte sukses duhet të merrte pjesë në “Open Balkan” secili prej 6 shteteve. (/Faxweb)

Zjarr Tv Ad