Opozita prezanton Raportin për heqjen e imunitetit të Ballukut, Bardhi: Jemi pro kërkesës së SPAK për arrestimin e saj

0
0

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, njoftoi se sot, së bashku me deputetët e grupit parlamentar të PD-së, do të depozitohet në Kuvend raporti i anëtarëve të opozitë në Këshillin e Mandateve për dhënien e autorizimit ndaj Belinda Balluku, pas kërkesës së paraqitur nga SPAK.

Sipas Bardhit, Grupi Parlamentar i PD-së shprehet pro kërkesës së SPAK-ut dhe në mbështetje të parimit të barazisë përpara ligjit.

NJOFTIMI I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Sëbashku me kolegët e mi të Grupit Parlamentar të PD, sot do të depozitojmë në Kuvend, Raportine Këshillit të Mandateve për dhënien e autorizimit SPAK për arrestimin e deputetes Belinda Balluku.

Ne jemi pro kërkesës së SPAK. Pro drejtësisë. Pro barazisë përpara ligjit.

Prokuroria ka dokumentuar në mijëra faqe prova se bashkëpunëtorja e Edi Ramës, ish Zëvendëskryeministria Belinda Balluku, ka abuzuar me detyrën dhe në mënyrë korruptive ka paracaktuar garën për 11 procedura publike me vlerë 1.1 miliard euro.

Sipas prokurorisë ajo i ka shkaktuar një dëm të madh financiar shtetit shqiptar, dhe rrezikon deri në 35 vite burg.

Po sipas prokurorisë, gjatë këtyre muajve, ajo po prish provat dhe po kërcënon dëshmitarët, përmes grupeve kriminale dhe përmes vartësve të saj.

Mirëpo, Edi Rama ka vendosur të mbrojë Belinda Ballukun, të pengojë drejtësinë dhe të mbrojë korrupsionin e saj. Arsye e thjeshtë: Është vetë i përfshirë. Është peng i Belinda Ballukut, sepse është ai autori i ngritjes së sistemit korruptiv, që po vret ekonominë, tregun e lirë, që po varfëron shqiptarët dhe po i detyron të largohen nga Shqipëria.

Në orën 14:00 në një konferencë për shtyp do të prezantojmë Raportin dhe do të sqarojmë detajet e plota pse kërkesa e prokurorisë duhet të mbështetet dhe duhet ti hapet rrugë arrestimit të Belinda Ballukut.

Zjarr Tv Ad