E martë, Prill 21, 2026
Ballina LAJME Pas SHBA edhe Kosova ka vendosur që t’i bojkotojë Lojërat Olimpike Dimërore...

Pas SHBA edhe Kosova ka vendosur që t’i bojkotojë Lojërat Olimpike Dimërore që do të mbahen në Pekin.

0
50

Lajmi është konfirmuar nga këshilltari i presidentes Vjosa Osmani, i cili është shprehur përmes një deklarate për mediet se ky vendim është marrë për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut nga autoritetet kineze.

Më herët ShBA-ja, Australia dhe Britania e Madhe vendosën që të bojkotojnë Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin.

“Presidentja Osmani mbështet vendimin e ShBA-ve për bojkotin diplomatik ndaj Kinës. Sikurse edhe homologët e saj nga ShBA-ja, Australia dhe Britania e Madhe, Presidentja Osmani shkaku i shkeljes së të drejtave të njeriut nga autoritetet kineze, do t`i bojkotoj Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin.

Ky bojkot diplomatik, sikurse edhe i vendeve të tjera, nënkupton se ekipet garuese marrin pjesë në Lojëra, porse Presidentja e Kosovës do t’i bojktoj të gjitha ceremonitë dhe aktivitetet zyrtare për krerët e delegacioneve gjatë Lojërave Olimpike në Pekin“, ka thënë Bekim Kupina.

Zjarr Tv Ad