E hënë, Prill 27, 2026
Ballina Aktualitet Përfundon mbledhja e PS, zbardhen porositë e Ramës

Përfundon mbledhja e PS, zbardhen porositë e Ramës

0
22

Ka përfunduar mbledhja e zgjeruar e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e zhvilluar me pjesëmarrjen e ministrave të kabinetit qeveritar.

Gjatë diskutimeve, kryeministri Edi Rama ka kërkuar rritjen e angazhimit në terren, me fokus te komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët lidhur me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Ai theksoi nevojën për intensifikimin e takimeve, por edhe për përforcimin e mesazheve në rrjetet sociale.

Sipas Ramës, vëmendja duhet të përqendrohet veçanërisht te çështjet që lidhen drejtpërdrejt me sfidat e integrimit, duke veçuar sigurinë ushqimore si një nga prioritetet kryesore.

Në fjalën e tij, kryeministri u ndal gjithashtu te nevoja për rienergjizimin e anëtarësisë së Partisë Socialiste, duke kërkuar një rol më aktiv të strukturave në funksion të objektivave politike dhe integruese të vendit.

Zjarr Tv Ad