E enjte, Prill 23, 2026
Ballina Aktualitet Përfundon mbledhja në PD, deputetët demokratë kërkojnë të largojnë Bashën dhe Berishën,...

Përfundon mbledhja në PD, deputetët demokratë kërkojnë të largojnë Bashën dhe Berishën, këto janë 3 pikat që propozojnë për të shpëtuar partinë

0
125

Ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ku pjesa më e madhe e deputetëve i kanë kërkuar dorëhqejen Lulzim Bashës. Kryedemokrati tashmë nuk ka në krahun e tij as Sekretarin e Përgjithshëm Gazment Bardhi dhe nënkryetarët Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj, të cilët i kanë kërkuar të bëjë një hap pas për të zgjidhur krizën në PD.

Burime për mediat bëjnë me dije se deputetët e Grupit Parlamentar kanë rënë dakord për 3 pika, ku kërkoket largimi i Bashës dhe Berishës për të shpëtuar Partinë Demokratike.

Pika e parë: Lulzim Basha dhe Sali Berisha bëjnë një tërheqje dhe lejojnë zhvillimet e mëvonëshme në PD që do të mundësonte ribashkimin e partisë;

Pika e dytë: Drejtimin e partisë e merr një grup deputetësh i përbërë nga mbështetës të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, të cilët do të çojnë partinë drejt zgjedhjeve të reja për kryetar;

Pika tretë: Do të punohet për ribashkimin e partisë pas problemeve që kanë patur gjatë muajve të fundit.

Zjarr Tv Ad