Përgjimet telefonike dhe ambientale futen në kurth drejtorin e Tatimeve në Korçë

0
67

Drejtori i Tatimeve të Korçës është arrestuar pas një hetimi dy mujor të nisur ndaj tij të shoqëruar me përgjime telefonike dhe ambientale.

Kanë qenë këto provat që kanë çuar në prangosjen e Drejtorit të Tatimeve te Korçës, Thoma Totonozi dhe vartësi i tij Sjuard Bardhoshi. Ata akuzohen se kishin krijuar një skemë korrupsioni ne këtë qytet.

Burime nga prokuroria bëjnë me dije se pikënisja e hetimit kane qënë disa denoncime, te cilat kanë vënë në levizje Policinë e Korçës në lidhje me skemën korruptive.

Kjo ka bërë që të nisin edhe verifikimet në lidhje me rastin ne fjalë duke ia referuar prokurorisë së Posaçme.

Në përgjime mësohet se ka komunikime të shumta mes dy të arrestuarve dhe pronarëve te biznesve të cilat sipas akuzës konsiderohen të dyshimta dhe provojnë korrupsionin.

Të dy zyrtarët akuzohen se kanë marrë rryshfet duke pranuar të mos ushtrojnë kontrolle në disa biznese të Korçës.

SPAK ka ngritur akuzën e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, ndaj 58-vjeçarit dhe specialistit Bardhoshi, 39 vjeç.

Sot Gjykata e Korçës caktoi masen e sigurise arrest me burg si per drejtorin e Tatimeve ashtu edhe per specialistin.

Zjarr Tv Ad