Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe probleme në zonën e Thethit, ku situata paraqitet më problematike në Fushë-Theth.
Sipas raportimeve të banorëve, përmbytjet kanë nisur që mbrëmjen e kaluar, ndërsa dalja e ujit nga kanalet ka shtuar rrezikun për disa banesa të zonës.
Si pasojë e situatës, raportohet për dëme edhe në bagëti e në banesa. Krahas përmbytjeve, banorët po përballen edhe me mungesën e energjisë elektrike.
Situata mbetet shqetësuese për banorët, ndërsa reshjet e dendura kanë vështirësuar kushtet në këtë zonë malore.

