E hënë, Gusht 3, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Përplasi për vdekje 17 vjeçarin në Llogara, Gjykata “çon në shtëpi” Vasil...

Përplasi për vdekje 17 vjeçarin në Llogara, Gjykata “çon në shtëpi” Vasil Bollanon

0
285
Zjarr Televizion Adccccc

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për Vasil Bollanon, ish-kryebashkiakun e Himarës që tre ditë më parë përplasi për vdekje një djalë 17 vjeç, në rrugën Orikum-Llogara. Ai është marrë me pranga nga spitali, ku qëndronte pas problemeve shëndetësore.

Efektivë të Policisë së Vlorës e kanë shoqëruar ish-kreun e OMONIAS nga ambientet e spitalit deri në ato të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Togat e zeza kanë dhënë për Vasil Bollanon masën paraprake të sigurisë, duke e lënë në “Arrest shtëpie”. 66 vjeçari ishte duke lëvizur me mjetin e tij tip Mercedes Benz ka përplasur 17 vjeçn Eljo Hamiti. Ky i fundit mori plagë të shumta dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin e Vlorës.

Për shkak të gjendjes së rëndë dhe rënies në koma, Eljo Hamiti u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë. Fatkeqësisht, disa orë më vonë, 17 vjeçari ndërroi jetë.

Zjarr Tv Ad