E enjte, Korrik 23, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet ‘Pjeshka me 20 lekë, dardha me 40 lekë po kalben! Rama e...

‘Pjeshka me 20 lekë, dardha me 40 lekë po kalben! Rama e ka vrarë bujqësinë’

0
97
Zjarr Televizion Adccccc

Në vazhdën e denoncimeve dhe diskutimeve nga PD-ja të krizës  në të cilën gjendet fshati shqiptar, bujku, blegtori, deputeti Luçiano Boçi ka treguar këto pamje të trishta nga fshati Vidhas i Elbasanit, ku frutat kalben në pemishte sepse nuk ka treg për t’i shitur.

Ndërkohë, çmimet e larta të fruta –perimeve në tregjet e qyteteve  kryesore të vendit i kanë futur në ankth për të ardhmen, qytetarët. Sipas Boçit, kjo situatë dëshmon se qeveria Rama nuk e mbështet bujqësinë.

Fermerët në kolaps! – shkruan ai. – Mungesa e subvencioneve rrezikon falimentin e tyre.  Kostot nuk përputhen me fitimin. Denoncimi me shifra vjen nga Vidhas i Elbasanit.

Pjeshka megjithëse ka një kosto deri në 5 milionë për hektar, shitet ne treg me vetëm 200 lekë të vjetra. Dardha me një kosto 8 milionë lekë për hektar, shitet në treg me 400 lekë të vjetra. Produktet po kalben nën pemë!

Paralajmërimi tronditës vjen nga fermeri denoncues, – vëren Boçi. – 70% do ta braktisin aktivitetin bujqësor. Rama me qeverinë e tij nuk i mbështet. Rama e ka vrarë bujqësinë!” ka theksuar ai në përfundim.

Ndërkohë, kryetari i PD-së Sali Berisha ka publikuar edhe sot pjesë nga diskutimet e fermerëve dhe ekspertëve të bujqësisë që kanë folur në tryezën e PD-së “Bujqësia në rrezik”, si kjo më poshtë:

Linku i videos:  https://www.facebook.com/watch/?v=1130738454181100

Zjarr Tv Ad