E hënë, Gusht 10, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Policia bën “namin” në Elbasan, mijëra gjoba të vendosura brenda një jave,...

Policia bën “namin” në Elbasan, mijëra gjoba të vendosura brenda një jave, arrestohen 5 persona

0
42
Zjarr Televizion Adccccc

DVP Elbasan

Policia Rrugore e Elbasanit, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt.

Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar 5 shtetas dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 2 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu, janë pezulluar 44 leje drejtimi, nga të cilat: 23 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 21 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë vendosur 1373 masa administrative, të ndara si vijon:

– 72 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

– 20 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;

– 40 masa për përdorimin e aparatit celular;

– 415 masa për parakalime të gabuara;

– 58 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;

– 14 masa për tejkalim shpejtësie;

– 14 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;

– 740 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Elbasanit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Zjarr Tv Ad