E martë, Gusht 4, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Policia “ngre në këmbë” Burrelin, kontrollon rrugë dhe lokale, shoqërohen disa persona

Policia “ngre në këmbë” Burrelin, kontrollon rrugë dhe lokale, shoqërohen disa persona

0
67
Zjarr Televizion Adccccc

Mbrëmjen e sotme Operacionalja dhe Shqiponjat kanë “zbarkuar” në Burrel ku dhe kanë zhvilluar kontrolle të befasishme, në rrugët e qytetit, lokalet dhe makinat.

Operacioni ka pasur si qëllim kapjen e personave të cilët qarkullojnë me armë zjarri, me lëndë narkotike si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Gjithashtu mësohet se janë shoqeruar disa persona për në komisariat.

Njoftimi i plotë: Burrel – Bulqizë

Kontrolle të befasishme mbështetur me inteligjencë informative, për goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo shpërndajnë lëndë narkotike.

Kontrollet nga forcat Operacionale dhe forca e Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, mbështetur dhe nga shërbimet e Komisariateve të Policisë Mat dhe Bulqizë.

Kontrolle po ushtrohen në lokale ku dyshohet se ushtrohet veprimtari e kundraligjshme e lojrave të fatit, që frekuentohen nga persona që janë në kërkim apo shpërndajnë lëndë narkotike e mbajnë armë zjarri.

Kontrollet e befasishme në gjithë qarkun nga shërbimet operacionale dhe të rendit, si dhe monitorimi i akseve rrugore nga Policia Rrugore, vijojnë, me qëllim goditjen e paligjshmërive dhe rritjen e parametrave të sigurisë publike dhe asaj rrugore.

Zjarr Tv Ad