E premte, Prill 17, 2026
Ballina Aktualitet Prej kujt ikin shqiptarët, Shqipërisë së Ramës, opozitës së Bashës apo të...

Prej kujt ikin shqiptarët, Shqipërisë së Ramës, opozitës së Bashës apo të dyjave bashkë?!

0
50

Më poshtë në shënimin e tij Basha, jep edhe zgjidhjen sipas tij: “Fundi i kësaj katastrofe kombëtare, kërkon një përballje frontale me korrupsionin, duke thyer bashkëpunimin mes politikës, krimit dhe oligarkisë, që ka shkërmoqur demokracinë dhe po mbyt të ardhmen e Shqipërisë duke e bërë të pajetueshme për familjet shqiptare. #vettingnëpolitikë”.

Tetë vite rresht e ka akuzuar në publik Basha qeverisjen e Ramës, për korrupsion madhor dhe lidhje me krimin dhe oligarkët dhe për 8 vite e katër palë zgjedhje, ka bërë “një vrimë në ujë”. Përse do ndryshojë tani situata?! Se duhet të ikë Sali Berisha, apo se gjykata me votat edhe të PS-së, do të hetojë politikanët me të cilët Basha bie dakord ditën e më shumë natën, që të ndryshojnë Kushtetutën e të bëjnë të tjera marrëveshje?!

Rama, krimi, oligarkët e lidhjet e tyre janë ato që kanë 8 vite e më shumë që funksionojnë të qetë dhe rehat. Ata “në punën” e tyre të grabitjes së shqiptarëve, janë në rregull. E vetmja gjë që nuk është në rregull në këtë vend ku mafia dhe korrup*sionit ka qeverinë e vetë, është lidershipi i opozitës.

Lulzim Basha pra, i cili njësoj si ai idioti i Ajshtajnit bën (ose bën sikur bën) pafundësisht të njëjtin eksperiment, por shpreson që të marrë në fund një rezultat të ndryshëm! Ndaj ka ardhur koha që kjo klepto-krimo-kraci të ketë përballë një tjetër lloj opozite.

Përndryshe “masakra si ajo e 25 prillit” dhe vendin e parë në Europë si azilkërkues, do ta kemi deri sa Edi Rama të plaket bashkë me Luli Bashën dhe një ditë të vendosin të “heqin dorë” e të lozin Domino. Se në Shah, tashmë dihet se kush fiton!

Zjarr Tv Ad