E hënë, Prill 20, 2026
Ballina LAJME Presidenti gjerman vjen sot në Tiranë, takim me Ramën dhe Begajn, mban...

Presidenti gjerman vjen sot në Tiranë, takim me Ramën dhe Begajn, mban fjalim në Kuvendin e Shqipërisë (Axhenda)

0
53

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier vjen sot në Tiranë për një vizitë zyrtare dy ditore.

Lajmin e bëri me dije vetë ambasada gjermane në Tiranë, me anë të një postimi në rrjetet sociale, e cila njoftonte se presidenti Steinmeier do të udhëtojë nga data 29 nëntor deri më 2 dhjetor drejt Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Steinmeier do të pritet në takim nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ndërsa më pas është parashikuar edhe konferenca e përbashkët për shtyp.

“10:00 – Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës.

10:55 – 11:25 – Dalje për media e të dy Presidentëve,’ -thuhet në njoftimin e Presidencës.

Sakaq, nga Kuvendi bëhet me dije se Presidenti Frank-Ëalter Steinmeier do të ketë edhe një fjalë në seancë plenare.

“Në datën 1 dhjetor, ditën e enjte, në orën 11:30-12:00, do të zhvillohet e seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, në të cilën do të përshëndesë Presidenti Federal i Gjermanisë,
z. Frank-Ëalter Steinmeier,” njofton zyra e shtypit pranë Kuvendit.

Më pas, presidenti federal i Gjermanisë pritet të zhvillojë një takim me kryeministrin e Edi Rama.

Në agjendë, Frank-Ëalter Steinmeier ka të planifikuar edhe një takim me nxënës nga Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, në një diskutim mbi ballafaqimin me të kaluarën komuniste dhe një vizitë në një kompani gjermane.

Kjo është hera e parë në 27 vite që një president gjerman viziton Republikën e Shqipërisë. Dhe njëkohësisht ky takim vjen 5 ditë para se Shqipëria të presë samitin e BE në kryeqytet, që do të jetë një ditë historike për vendin.

Zjarr Tv Ad