E mërkurë, Maj 27, 2026
Ballina Aktualitet PS nderon me certifikatë ish-deputetin, Jurgis Çyrbja

PS nderon me certifikatë ish-deputetin, Jurgis Çyrbja

0
8

Edhe pse SPAK e akuzon për lidhje me krimin e organizuar, nxjerrje të sekretit shtetëror dhe korrupsion në zgjedhje, Partia Socialiste ka zgjedhur ta ngrejë në piedestal ish-deputetin Jurgis Çyrbja.

Në mes të festës për 35-vjetorin e PS në Durrës, në praninë e kryeministrit Edi Rama, socialistët i dorëzuan Çyrbjas një certifikatë mirënjohjeje, duke e vlerësuar për “kontributin e çmuar” në parti ndër vite. Fotoja e ceremonisë u publikua nga ministri Blendi Klosi.

Ndërkohë, ish-deputeti socialist ndodhet nën hetim nga SPAK si i dyshuar për zbulim të sekreteve shtetërore, përkrahje të personave në kërkim dhe bashkëpunim me figura të botës së krimit.

5 veprat penale të Çyrbjes 

Çyrbja është marrë i pandehur si i dyshuar për kryerjen e 5 veprave penale, më konkretisht:

“Tregim i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer më tepër se një herë (në episodet e datave; 2.12.2020, 29.12.2020, 25.2.2021, 6.3.2021, 6.3.2021, 6.3.2021 dhe 7.3.2021)

“Përkrahje e autorit të krimit”, kryer më tepër se një herë (në episodet e datave; 2.12.2020, 29.12.2020, 25.2.2021 dhe 7.3.2021).

“Tregim i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim (në episodin e datës 6.3.2021)

“Përkrahje e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim (në episodin e datës 6.3.2021)

“Korrupsion aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal (në periudhën mes datave 5.3.2021-8.3.2021).

HETIMET

Jurgis Çyrbja, Ahmet Masha dhe Altin Hajri ishin përdorues të aplikacionit të enkriptuar “Sky Ecc”, ndërsa ky i fundit edhe i aplikacionit “Matrix”.

SPAK bën me dije se tre të pandehurit në 8 episode të ndryshme janë vënë në dijeni të të dhënave në sistemin “TIMS”, mbi një person të shpallur në kërkim, si edhe të disa informacioneve sekrete të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Organi i akuzës bën me dije se gjatë kohës që ka qenë deputet, Jurgis Çyrbja ka patur miqësi të ngushtë me Altin Hajrin. Sipas SPAK, Çyrbja i ka ofruar dhe premtuar të pandehurit, Altin Hajri, se do të ushtronte ndikim tek agjencitë e zbatimit të ligjit (polici dhe prokurori), në këmbim të sigurimit të votave në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Nga hetimet ka rezultuar se Jurgis Çyrbja e informonte Altin Hajrin për aksionet e Policisë për kapjen e tij, pasi ky i fundit ishte i shpallur në kërkim për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

“Nga aktet e administruara për këtë procedim penal, ka rezultuar e provuar se të pandehurit; Jurgis Çyrbja, Ahmet Masha dhe Altin Hajri, si dhe bashkëpunëtorë të tjerë kanë koordinuar aktivitete të ndryshme kriminale edhe përmes komunikimeve në platformën e enkriptuar “SkyEcc”. I pandehuri Altin Hajri ka qenë përdorues edhe i platformës tjetër të enkriptuar, “Matrix”.

Zjarr Tv Ad