E mërkurë, Gusht 5, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet “PS po feston me shampanjë”, Curri tregon rrugën si të regjistrohet në...

“PS po feston me shampanjë”, Curri tregon rrugën si të regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit grupimi i Berishës

0
199
Zjarr Televizion Adccccc

Analisti Arjan Curri ka thënë se Partia Socialiste duket po i gëzohet vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila vendosi të mos njohë Kuvendin e Sali Berishës të 11 dhjetorit 2021.

Ai u shpreh me ironi në Zonë e Lirë se “PS sot ka nisur festën.” Sipas tij, Berisha tashmë ka dy rrugë: të kandidojë emrat për zgjedhjet lokale nën siglën e Partisë së Lirisë, ose të mbledhë firmat që kandidatët e tij të shkojnë si të pavarur në zgjedhjet vendore të 14 majit.

“Mazhoranca po celebron. Po i hapin shampanjat fshehurazi, por nuk e japin veten. Në KQZ shkon Alibeaj dhe përfaqësuesit e regjistrojnë PD.

Berisha ose do shkojë me vulën e Metës ose do t’i kandidojë emrat e tij si kandidatë të pavarur, por duhen mbledhur firmat”, u shpreh Curri.

Zjarr Tv Ad