E enjte, Maj 7, 2026
Ballina Aktualitet Pse nuk ka kandidatë për kryetar të PD?/ Berisha: Përtojnë të garojnë!

Pse nuk ka kandidatë për kryetar të PD?/ Berisha: Përtojnë të garojnë!

0
4

Kryedemokrati, Sali Berisha u pyet në lidhje me garën për kreun e PD-së dhe zgjedhjet brenda kësaj force politike.

Gjatë foltores me demokratët në njësinë numër 5 në Tiranë, një qytetare iu drejtua Berishës se përse zgjedhjet për kreun e partisë po zhvillohen pa larmishmëri kandidatësh.

“Doktor, meqenëse janë zgjedhjet për kryetarin e partisë, doja të pyesja, sepse deri tani kemi parë që askush po nuk ndihnt për të konkurruar me juve. Mua më pëlqen gara, gara të rrit, të zbukuron. PD në gjithë këto vite nuk ka liderë, s’ka prodhuar liderë të tjerë të konkurrojnë me ju? Qoftë edhe nënkryetarët e partisë, janë numrat 2, duhet të bëhen numri 1″,- u shpreh qytetarja.

Në përgjgigje, Berisha u shpreh se arsyeja e vetme se përse në Partinë Demokratike nuk ka garë për lidershipin, sipas tij, është përtacia.

Zjarr Tv Ad