E hënë, Prill 20, 2026
Ballina Aktualitet Qëllohet me armë zjarri në drejtim të një banese, brenda saj ndodhej...

Qëllohet me armë zjarri në drejtim të një banese, brenda saj ndodhej një 19-vjeçar. Detajet nga policia

0
93

Qëllohet me armë zjarri në drejtim të një banese në lagjen “Peraj”, në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe. Ngjarja raportohet nga policia e cila thotë se ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Mësohet se denoncimi është bërë nga pronari i banesës. Në momentet kur është qëlluar me armë zjarri në drejtim të murit rrethues të banesës, brenda saj ka qenë vetëm djali i familjes, shtetasi L. K., 19 vjeç.

Njoftimi nga Policia e Shkodrës

Malësi e Madhe

Më datë 31.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Peraj”, në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të murit rrethues të banesës së shtetasit L. K., në të cilën ka qenë vetëm djali i tij, shtetasi L. K., 19 vjeç.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad