E premte, Prill 24, 2026
Ballina Aktualitet Rama ka një mesazh për rininë shqiptare, që nuk duan të jetojnë...

Rama ka një mesazh për rininë shqiptare, që nuk duan të jetojnë me vjehrrin dhe vjehrrën: Unë jam martuar i vogël, u jam të drejtë të rinjve

0
262

Kryeministri Edi Rama, paralajmëroi se në këtë mandat qeverisës, të rinjve shqiptarë që duan të martohen dhe të krijojnë familje e të kenë një shtëpi të tyre më vete, do u jepet mundësia për banesa sociale të ndërtuara në masë, si modeli i shtëpive të rindërtimit.

Rama kujtoi këtu edhe historinë e tij kur tha se “ju e dini që jam martuar i vogë” dhe u dha të drejtë të rinjve që “nuk duan të jetojnë me vjehrrin e vjehrren”.

Edi Rama: “Kemi hyrë në këtë mandat me një eksperiencë shumë të madhe e të re fale procedit të rindërtimit, prandaj ky katër vjecar është edhe koha e duhur për të hedhur themelet për një proces të ri përkujdesjeje shoqërore, duke kthyer rtani modelin e rindërtimt në model të ndërtimit në masë të shtëpive sociale.

Të shtëpive për ata që nuk kanë mundësi qofshin më të varfër apo të rinj që martohen, e me të drejtë duan të bëjnë atë që kam bërë unë që kur isha i vogël se ju e dini jam martuar i vogël, nuk duan të jetojnë me vjehrrin e vjehrren, duan shtëpi më vetë”, u shpreh Rama.

Zjarr Tv Ad