Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shumë shpejt do të fillojë ballafaqimi i pagave të deklaruara me stilin e jetesës që bëjnë qytetarët.
Ai tha se “nuk mund të kesh të ardhura X dhe të kesh shtëpi e vetura që nuk bëhen kurrë me ato të ardhura”.
“Ne do shkojmë në tutje në ballafaqimin e pagave te deklaruara me stilin e jetesës, kjo vlen për ata që marrin paga të larta dhe që i shmangen deklarimeve në mënyrë të ndryshme, ka një axhustim për tu bërë, me mbylljen e asaj hapësire ku luhet nga individët për tu shfaqur si subjekte fizike, por përtej kësaj do ecim me kontrolle që synojnë gjetjen e boshllëqeve midis deklarimit të ardhurve dhe stilit të jetesës”, tha Rama.
Gjithashtu kryeministri tha se do të pyeten qytetarët nëse duan që pagat të bëhen publike 1 herë në vit, pasi publikimi i databazës së pagave bëri që 25% e bizneseve të deklarojnë paga më të larta.




