E enjte, Gusht 20, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Suedia aplikon për t’u anëtarësuar në NATO, ambasadorja suedeze takim me Ramën,...

Suedia aplikon për t’u anëtarësuar në NATO, ambasadorja suedeze takim me Ramën, i kërkon votën e Shqipërisë

0
70

Ambasadorja e Suedisë në vendin tonë, Elsa Hasted, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama, ku i ka kërkuar atij votën për në NATO.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada suedeze bën me dije se ambasadorja gjatë takimit ka informuar kryeministrin për aplikimin e Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO.

“Ky është një moment historik. Takim me kryeministrin Edi Rama, duke informuar për vendimin e Suedisë 🇸🇪 për dorëzimin e aplikimit për anëtarësim në NATO. Faleminderit Kryeministër për takimin shumë të mirë dhe mbështetës!”, shkruhet në njoftimin e ambasadës.

Më herët qeveria suedeze ka bërë me dije se Suedia ka vendosur që të aplikojë për anëtarësimin në NATO.

“Vlerësimi i qeverisë është se anëtarësimi në NATO është mënyra më e mirë për të mbrojtur sigurinë e Suedisë në dritën e mjedisit të ndryshuar thelbësisht të sigurisë pas pushtimit rus të Ukrainës”, thuhet në deklaratë.

Ky vendim sipas tyre është bazuar në një “analizë sigurie”  në të cilën qeveria ftoi “partitë e tjera të parlamentit të marrin pjesë”.

Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson tha se Suedia duhet të bashkohet me NATO-n së bashku me Finlandën fqinje për “të garantuar sigurinë e popullit suedez”.

Zjarr Tv Ad